Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City do të tentojë ta transferojë Neymarin

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, do të përpiqet që në fund të këtij afati kalimtar të bëjë një transferim të madh.

Bëhet e ditur se City po synon ta transferojë Neymarin, i cili mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit. City është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe Neymar është profili i duhur për ekipin anglez.

Eliminimi i PSG-së, në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e klubit parisien të mendojnë për largimin e disa lojtarëve kryesorë, përfshirë Neymarin.

Braziliani 30-vjeçar ka kontratë me Parisin deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai këtë edicion ka pesë gola e po aq asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm