Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Hilali konfirmon transferimin e Neymarit

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Hilal ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Brazilit, Neymar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter të martën, Al-Hilal ka bërë të ditur se përforcimi i radhës do të jetë sulmuesi Neymar.

Ai te skuadra saudite do të transferohet nga Paris Saint-Germaini, ekip që do të përfitojë 90 milionë euro nga shitja e tij.

Neymar me Al-Hilalin do të firmos kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e tretë, ndërsa do të ketë pagë vjetore në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Artikuj të ngjashëm