Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Al-Hilalin për transferimin e Neymarit në Arabinë Saudite, ka njoftuar të hënën “L’Equipe”.
Bëhet e ditur se Parisi ka pranuar ofertën e ekipit saudit në vlerë prej 100 milionë eurosh me bonuse për Neymarin, i cili këtë javë do të prezantohet tek Al-Hilali.
Neymar ishte në pritje të marrëveshjes mes klubeve, pasi personalisht më herët kishte pranuar ofertën e ekipit saudit.
Ai me Al-Hilalin do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit për vitin e tretë dhe do të ketë pagë vjetore prej 80 milionë eurosh.
31-vjeçari po largohet pas gjashtë vjetësh nga Parisi, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni të Francës.
Ai karrierë ka bërë edhe te Barcelona e Santosi, ndërsa ka edhe 124 paraqitje e 77 gola të shënuar për Brazilin.