Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari përcillet nga Al-Hilali

Gjiganti i futbollit në Arabinë Saudite, Al-Hilal, ka shprehur interesim në transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit, Neymar.

Kështu ka njoftuar të dielën mediumi “CBSSports”.

Një delegacion i klubit arab ka udhëtuar në Francë të premten për të diskutuar për një transferim të mundshëm. Skuadra e elitës së futbollit arab është e gatshme t’i ofrojë brazilianit pagë vjetore 200 milionë euro në vit.

Ndërkohë është e gatshme ta paguajë edhe çmimin prej 45 milionë eurosh për transferimin e tij nga Paris Saint-Germaini.

Nga PSG-ja tashmë është larguar Lionel Messi dhe Sergio Ramos, dy yje tjerë të skuadrës franceze.

Artikuj të ngjashëm