Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neymari nuk regjistrohet për pjesën e mbetur të sezonit

Neymar

Kaptina në futbollin e Arabisë Saudite për superyllin brazilian, Neymar, duket se është mbyllur. 

Sulmuesi 32-vjeçar nuk është regjistruar për pjesën e dytë të sezonit në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, dhe nuk bën pjesë në planet e Al-Hilalit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu ka njoftuar të premten në konferencën për shtyp trajneri Jorge Jesus. 

“Neymari nuk është në nivelin me të cilin jemi mësuar ta shohim. Për fat të keq, gjërat nuk kanë shkuar mirë për të”, ka thënë Jesus. 

Neymari ka kontratë me klubin arab deri në verë, ndërsa te kampioni kaloi në verën e vitit 2023 për 90 milionë euro. 

Ai ka luajtur në shtatë ndeshje për Al-Hilalin, por në shumicën e kohës ka qëndruar jashtë fushës për shkak të lëndimeve. 

Të premten është raportuar se për Neymarin janë interesuar disa skuadra të ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.