Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neymari shkëput kontratën me Al-Hilalin, pritet kthimi te Santosi

Neymar

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka shkëputur kontratën me klubin arab Al-Hilal me marrëveshje të dyanshme.  

32-vjeçari ishte transferuar tek Al-Hilali për 90 milionë euro në verën e vitit 2023, por ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për skuadrën për shkak të lëndimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te klubi arab ishte transferuar nga Parisi. 

Pritet që Neymari të kthehet te Santosi në Brazil, ndërsa zyrtarizimi në këtë klub pritet të bëhet shumë shpejt.

Neymari kishte edhe shtatë muaj kontratë me Al Hilalin.

Paga e tij vjetore ishte 150 milionë euro.