Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte thotë se Kulusevski do të bëhet prej më të mirëve

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, beson se Dejan Kulusevski do të shkëlqejë dhe një ditë do të bëhet prej më të mirëve në klub. Reprezentuesi i Suedisë ka pasur nisje tejet të mirë në aventurën e re, qëkur u transferua në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Juventusi.

Kulusevski ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me katër asistime në tetë ndeshje të Premier Leagues. Edhe pse vetëm 21-vjeçar, Conte beson se më e mira e tij ende nuk ka ardhur.

“Po flasim për një lojtar me perspektivë. Është shumë i ri, vetëm 21-vjeçar, dhe pavarësisht moshës së tij, ai ka eksperiencë edhe me përfaqësuesen. Të luash me Juventusin për një vit e gjysmë, e kupton çfarë do të thotë të jetosh me presion. Ai mund të ‘eksplodojë’ në të ardhmen”, ka thënë Conte.