Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiri tregon një rast kur ishte intervistuar nën dyshimet për ndeshje të kurdisur

Portieri kosovar Arben Beqiri ka treguar në Sportin Total një rast kur kishte pasur dyshime për kurdisje të ndeshjes, me ç’rast ishin intervistuar pesë futbollistë.

"Në periudhën 2016-2017, kur isha pjesë e Besës së Pejës, Besa-Trepça, pas ndeshjes është konfirmuar se kanë filluar hetime se ka pasur kurdisje të ndeshjes. Kam qenë i pezulluar me pesë ndeshje moslojë për shkak të procedurës, është vërtetuar pafajësia dhe kanë vazhduar ndeshjet”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka thënë se më pas është verifikuar pafajësia e tyre.