Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiri: Lojtarët ndihen keq kur ka ndeshje të kurdisura

Portieri kosovar Arben Beqiri ka deklaruar se futbollistët ndihen keq kur e kuptojnë paraprakisht që ndeshjet janë të kurdisura. Ai në Sportin Total ka deklaruar se futbollistët pavarësisht kësaj, duhet dhënë maksimumin në fushë.

“Pa marrë parasysh se çka ndodhë, neve ta takon që të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Për mosangazhim janë rregulloret e klubit, dua të them për ata lojtarë që kanë dyshime dhe kërkohet deklarim nga ta për kurdisje, ndihen shumë keq sepse nuk është etike që lojtari të futet në ndeshje dhe të punojë për matematika të caktuara”, ka thënë Beqiri.