Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debat i ashpër mes Hashanit dhe Ramadanit

Trajnerët Erdin Hashani dhe Zekirija Ramadani kanë zhvilluar një debat të “nxehtë” në emisionin Sportit Total, rreth festimit të futbollistëve gjatë ndeshjes.

Hashani ka deklaruar se futbollistët nuk po i gëzohen realizimit të golave, për faktin se e dinë që ndeshjet janë të kurdisura.

“Kur e mund një skuadër me meritë, unë e di çka është gëzimi. E shënon lojtari gol, asnjëri nuk gëzohet sepse e dinë të gjithë si janë, i dinë matematikat e ndeshjeve”, ka thënë Hashani.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka kundërshtuar duke i thënë se nuk është e vërtet, dhe se futbollistët i festojnë golat.