Sport

Ballkani të premten (14:30) mëson kundërshtarët e grupit

Descriptive Text

Të premten prej orës 14:30 në Stamboll tërhiqet shorti për fazën grupore të Ligës së Konfererencës. Për herë të parë në short për një fazë grupore do të jetë edhe një skuadër kosovare. Bëhet fjalë për Ballkanin e Suharekës, kampionin aktual të Kosovës në futboll.

Në fazën grupore marrin pjesë 32 ekipe, 22 fitues të plejofit të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga Liga e Evropës.

Ndeshjen e parë në fazën grupore, Ballkani e luan më 8 shtator. Vazhdon më 15 shtator, 6 tetor, 13 tetor, 27 tetor e 3 nëntor. Pra Ballkanin e presin edhe të paktën gjashtë ndeshje evropiane.