Historike, kampioni i Kosovës në fazën grupore të Ligës së Konferencës

Historike, kampioni i Kosovës në fazën grupore të Ligës së Konferencës
Ballkani ka shkruar histori të futbollit kosovar. Kampioni i Kosovës do të luaj në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ballkani suksesin historik e ka arritur në debutim në skenën evropiane.
Ballkani është vetëm ekipi i dytë shqiptar që paraqitet në fazën grupore në kupat evropiane.
Në plejof, Ballkani e kaloi Shkupin, kampionin e Maqedonisë së Veriut.
Pas fitores 2:1 në Shkup, Ballkani të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri” fitoi 1:0 ndaj Shkupit. Me rezultatin 3:1, avancoi në fazën grupore.
Golin e fitores e shënoi Meriton Korenica në minutën e 69-të. Ballkani prej minutës së dytë luajti me një lojtar më shumë në fushë. Me karton të kuq u ndëshkua mbrojtësi i Shkupit, Abdulla Xhelili, që ndërhyri në mënyrë të palejuar në Albion Rrahmanin. Xhelili ishte lojtari i fundit.
Ballkanin tani e presin të paktën edhe gjashtë ndeshje evropiane. Kundërshtarët e fazës grupore i mëson menjëherë të premten.
Ballkani drejt grupeve të Ligës së Konferencës, kalon në epërsi ndaj Shkupit
Ballkani është në prag të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës. Ballkani po udhëheq 1:0 ndaj Shkupit në Prishtinë.
Për 1:0 ka shënuar Meriton Korenica në minutën e 68-të. Ai shënoi pas një gabimi në mbrojtjen shkupjane. Tani rezultati i përgjithshëm është 3:1 në të mirë të Ballkanit.
Ballkani – Shkupi, pa gola në pjesën e parë
Me një karton të kuq të marrë nga Shkupi, por pa gola dhe me fare pak raste shënimi është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit.
Ballkani dhe Shkupi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë po e zhvillojnë ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës.
Fituesi i takimit vazhdon në fazën e grupeve të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.
Në pjesën e parë dominim të lehtë pati skuadra e Ballkanit, por nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë.
Shkupi që nga minuta e dytë mbeti me një futbollist më pak në fushë.
Abdulla Xhelili si lojtari i fundit ndali në mënyrë të palejuar Albion Rrahmanin dhe u përjashtua direkt me të kuq.
Rastin më të mirë të suharekasve e pati Ermal Krasniqi në minutën e 40-të të ndeshjes.
Por, Krasniqi dështoi të shënonte përballë portierit dhe kapitenit Kristijan Naumovski.
Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, e fitoi Ballkani me rezultatin 2:1.
Shkupi mbetet me një lojtar më pak që në minutën e dytë
Me të startuar ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit, arbitri kryesor e ka nxjerrë kartonin e kuq.
Skuadra e Shkupit ka mbetur me një lojtar më pak që në minutën e dytë.
Është përjashtuar direkt me të kuq qendërmbrojtësi Abdulla Xhelili. Xhelili si lojtar i fundit, e ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmanin në minutën e dytë.
Kjo është ndeshje kthyese e plejofit për inkuadrim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani e fitoi ndeshjen e parë në Shkup, 2:1.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Gjyshet e Afrikës së Jugut largojnë stereotipat në fushën e futbollit

PSG-ja me ofertë për Rashfordin

Galata ofron 7 milionë euro për Rashicën

Neto rinovon me Bournemouthin

Calhanoglu nuk largohet nga Interi

Saka me kontratë të re te Arsenali

Chelsea do ta mbajë Zakarian

Bayerni interesohet për Gavin

Gasperini drejt Atleticos

Philips mbetet te City

Arsenali monitoron Paquetan
