Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani në çerekfinale pas serisë së gjatë të penalltive, 11:10

Ballkani

Ballkani ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Suharekasit fituan pas serisë së gjatë të gjuajtjes së penalltive, 11:10

Ndeshja që i takoi 1/8 së finales të Kupës së Kosovës u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çerekfinalisti përcaktohet nëpërmjet penalltive

Prishtina e Ballkani do ta kërkojnë kalimin në çerekfinale nëpërmjet penalltive. 120 minutat e ndeshjes përfunduan baras, 3:3.


Mbyllen baras 15 minutat e parë të vazhdimeve

Kanë përfunduar me rezultat të barabartë 3:3, 15 minutat e parë të vazhdimeve të ndeshjes Prishtina – Ballkani.


Dramë në “Fadil Vokrri”, shënohet tjetër gol

Ka zgjatur shkurt festa e futbollistëve të Ballkanit. Prishtina barazoi rezultatin. Golin e barazimit 3:3 e shënoi Lorik mehmeti në minutën e 100-të.


Ballkani kalon për herë të parë në epërsi

Ballkani ka shënuar një tjetër gol në ndeshjen kundër Prishtinës për Kupë të Kosovës.

Për epërsinë e parë 3:2 të suharekasve shënoi supergol Ivica Batarelo. Ai realizoi me goditje të fortë në minutë ne 97-të.


Shkon në vazhdime ndeshja Prishtina – Ballkani

Ka shkuar në vazhdime ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. 90 minutat e ndeshjes që i takon 1/8 të finales së Kupës së Kosovës në futboll, përfundoi baras, 2:2.

Ballkani barazoi rezultatin në minutën e 88-të.

Golin e barazimit e shënoi nga penalltia, Almir Kryeziu. Penalltinë e fitoi Walid Hamidi pasi u ndalua në mënyrë të parregullt në zonë nga portieri Altin Gjokaj.

Prishtina ishte në epërsi 2:0.

Golin për 1:0 e shënoi në minutën e parë qendërmbrojtësi francez, Philippe Boueye.

Për 2:0 realizoi Mario Ilievski në minutën e 50-të. Ardian Limani më pas shënoi autogol për rezultatin 2:1.

Golin e barazimit në minutën e 88-të e shënoi Almir Kryeziu.

Ballkanit në minutën e 91-të iu anulua një penallti pas rishikimit të situatës me VAR nga gjyqtari Genc Nuza.


Ballkani barazon rezultatin

Almir Kryeziu ka realizuar penalltinë e fituar nga Walid Hamidi.

Kryeziu ishte i saktë nga penalltia në minutën e 88-të. Rezultati është baras 2:2.


Ballkani kthehet në lojë

Ballkani është kthyer në lojë dhe e ka ngushtuar rezultatin në 2:1. 

Ballkani realizoi pas autogolit të shënuar nga qendërmbrojtësi dhe kapiteni Ardian Limani. Limani shënoi në minutën e 77-të në portën e vet, pas harkimit të Bleart Tolajt në zonë.


Tjetër gol nga Prishtina

Mario Ilievski ka shënuar gol për Prishtinën që është duke fituar ndaj Ballkanit 2:0. 

Sulmuesi 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut realizoi në minutën e 50-të. 

Ai u asistua bukur nga mesfushori Dren Zeqiri.


Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Prishtina në epërsi

Me epërsinë 1:0 të Prishtinës është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndaj Ballkanit. 

Ndeshja i takon 1/8 së finales së Kupës së Kosovës dhe luhet për vend në çerekfinale. 

Qendërmbrojtësi francez, Philippe Boueye, e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë. 

Ai shënoi pas 50 sekondash lojë, pas një aksioni mirë të organizuar nga vendësit. 

Ballafaqimi po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


50 sekonda lojë, Prishtina në epërsi ndaj Ballkanit

Vetëm 50 sekonda lojë kaluan nga ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit, kur “bardhekaltrit” kaluan në epërsi.

Qendërmbrojtësi Philippe Boueye, pas një aksioni mirë të organizuar, realizoi me goditje të saktë nga afërsia.

Ndeshja çerekfinale është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.