Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina shënon në momentet e fundit të pjesës së parë

PRISHRTT

Assane Diatta ka shënuar gol në debutim me skuadrën e Prishtinës. 

Ish-futbollisti i Malishevës ka realizuar gol për 3:1 në të mirë të Prishtinës ndaj Ballkanit në kryeqytet. 

Diatta e kaloi portierin dhe lehtësisht e shtyu topin në rrjetë, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Me golin e tij përfundoi pjesa e parë.


Tjetër gol në “Fadil Vokrri”

Edhe Ballkani në epërsi, shënon Serebe Futboll Ballkani në epërsi, shënon Serebe

Valentin Serebe ka shënuar gol për Ballkanin që është kthyer në lojë në ndeshjen ndaj Prishtinës. 

Serebe shënoi nga penalltia në minutën e 24-t. Tani rezultati është 2:1 në të mirë të Prishtinës.


Tjetër gol nga Krasniqi 

Albin Krasniqi ka shënuar tjetër gol për Prishtinën ndaj Ballkanit. 

Krasniqi për 2:0 realizoi në minutën e 19-të. 

Ai e plasoi bukur topin në portë me të majtën.


Prishtina shënon e para në derbi

Prishtina ka organizuar aksion të mirë dhe ka realizuar e para në derbin ndaj Ballkanit, në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Edhe Mbyllet baras pjesa e parë në “Fadil Vokrri” Sport Mbyllet baras pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Asistimin e Leotrim Kryeziut, në gol e shndërroi mesfushori Albin Krasniqi. Krasniqi me gjuajtje të saktë nga zona shënoi për 1:0 në minutën e 10-të. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.