Me të startuar ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit, arbitri kryesor e ka nxjerrë kartonin e kuq.
Skuadra e Shkupit ka mbetur me një lojtar më pak që në minutën e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë përjashtuar direkt me të kuq qendërmbrojtësi Abdulla Xhelili. Xhelili si lojtar i fundit, e ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmanin në minutën e dytë.
Kjo është ndeshje kthyese e plejofit për inkuadrim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani e fitoi ndeshjen e parë në Shkup, 2:1.