Ballkani i Suharekës ka udhëtuar të hënën drejt Uellsit për ta zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Suharekasit do të përballen me Connah’s Quay Nomads të mërkurën nga ora 19:30.
Ballkani ka kthyer disa futbollistë me synimin për të shkuar sa më larg në Evropë.
Është edicioni i pestë për Ballkanin në garat evropiane, ndërsa dy herë ka qenë pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, në edicionet 2022/2023 dhe 2023/2024.
Artikuj të ngjashëm