Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nuhiu flet për përvojën tek Altachu dhe Kosova

Altachu

Atdhe Nuhiu në vitin 2024 nisi punën si ndihmëstrajner tek Altachu austriak, ndërsa një vit më vonë u bë ndihmës i përzgjedhësit Franco Foda te Kosova.

Por nuk është sekret që Nuhiu synon të bëhet një ditë trajner i parë.

Ai ka treguar se cilat do të ishin përfitimet e një klubi nëse do t’ia besonin udhëheqjen e ekipit.

“Kam ndjesi shumë të mirë, sepse kam kaluar pesë vjet shumë të bukura, së bashku me të gjithë njerëzit e përfshirë në klubin Altach. Natyrisht, për mua është diçka e veçantë të jem sërish këtu, por edhe më vjen shumë mirë për këtë rikthim. Gjëja më e rëndësishme për mua është komunikimi me lojtarët në baza njerëzore. Njëkohësisht, jam i përfshirë me shumë pasion dhe energji. Besoj se edhe përmasat e mia fizike më japin njëfarë personaliteti të veçantë. Një tjetër element shumë i rëndësishëm në këtë profesion është përballimi i presionit. Këtë e kam përjetuar dhe përballuar edhe si futbollist. Prandaj, besoj se do të di ta bëj këtë edhe si trajner”, ka thënë Nuhiu për “Sky” të dielën.