Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Ballkani

Ballkani sot do ta luajë ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka, nga ora 19:00 në Dublin të Irlandës do të përballet me skuadrën Bohemians.

Delegacioni i Ballkanit të hënën udhëtoi për në Irlandë.

Ndeshjen e kthimit, Ballkani e luan më 30 korrik nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani në raundin e parë kualifikues e eliminoi skuadrën uellsiane, Connah’s Quay Nomads.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Mislav Karoglan avancoi në raundin e dytë pas fitores 3:2 në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Prishtinë. Ndeshja e parë përfundoi 0:0.

Edhe Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 1 d. më parë Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Ballkani dy herë ka marrë pjesë në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Të enjten ndeshje evropiane luajnë Dukagjini i Klinës dhe Malisheva.