Ballkani është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani u eliminua me penallti nga skuadra irlandeze, Bohemians. Në “Fadil Vokrri”, të enjten mbrëma, Bohemians fitoi 5:4 në gjuajtje nga pika e bardhë.
Mbrojtësi me përvojë Bajram Jashanica goditi shtyllën në gjuajtjen e parë. Më pas shënuan të gjithë lojtarët dhe kështu fitorja 5:4 ishte për mysafirët nga Irlanda.
Në kohën e rregullt, Ballkani fitoi 3:2. Pasi Bohemians kishte fituar 2:1 në shtëpi dhe rezultati i përgjithshëm ishte 4:4, ndeshja shkoi në vazhdime. Por vazhdimet nuk dhanë asgjë për suharekasit, që në fund pësuan në penallti.
Valentin Serebe në minutën e dhjetë, Giovanni në minutën e 50-të dhe Toni Domgjoni në minutën e 58-të shënuan për Ballkanin. Douglas James-Taylor në minutën e 20-të dhe Patrick Hickey në minutën e 88-të shënuan për Bohemians. Kjo skuadër në ndeshjen e parë golin e fitores e kishte shënuar në minutën e 90-të. Sërish shënoi vonë për të siguruar vazhdimet dhe penalltitë.
Eliminohet Ballkani
Ballkani është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani u eliminua me penallti nga skuadra irlandeze Bohemians.
Në “Fadil Vokrri”, Bohemians fitoi 5:4 në penallti.
Penalltitë vendosin fituesin në ndeshjen Ballkani – Bohemians
Penalltitë do të vendosin fituesin e ndeshjes mes Ballkanit dhe Bohemians.
Pas dy ndeshjeve rezultati është 4:4. Vazhdimet nuk dhanë gola.
Dhe tani në “Fadil Vokrri” do të ketë goditje nga pika e bardhë.
Shkon në vazhdime ndeshja e Ballkanit
Vazhdimet mund të vendosin skuadrën fituese në ndeshjen Ballkani – Bohemians.
Pas 90 minutave rezultati në ndeshjen në “Fadil Vokrri” është 3:2 për skuadrën suharekase. Por skuadra irlandeze, Bohemians, kishte fituar 2:1 në shtëpi, një javë më parë.
Kështu rezultati i përgjithshëm është 4:4. Dhe vazhdimet, apo edhe penalltitë do ta caktojnë fituesin.
Shënon Bohemian, ndeshja drejt vazhdimeve
Bohemian ka shokuar Ballkanin në fund të ndeshjes në “Fadil Vokrri”.
Skuadra nga Irlanda ngushtoi rezultatin në 3:2.
Dhe rezultati i përgjithshëm është 4:4.
Hickey shënoi për 3:2 në minutën e 88-të.
Ballkani e realizon golin e tretë
Ballkani e ka realizuar golin e tretë ndaj Bohemians.
Toni Domgjoni realizoi për 3:1 në minutën e 58-të.
Tashmë, Ballkani është duke udhëhequr me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Ballkani sërish në epërsi ndaj Bohemian
Ballkani ka kaluar sërish në epërsi 2:1 ndaj Bohemian.
Golin e dytë e ka shënuar Giovanni në minutën e 50-të.
Ballkani tashmë ka barazuar rezultatin e përgjithshëm në 3:3.
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Ballkani - Bohemian
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë ndërmjet Ballkanit dhe skuadrës Bohemian.
Ballkani kaloi në epërsi në minutën e dhjetë me golin që e realizoi Valentin Serebe.
Mysafirët shifrat i barazuan dhjetë minuta më pas me golin që e shënoi nga penalltia, Douglas James-Taylor.
Bohemiani është duke avancuar 3:2 me rezultat të përgjithshëm.
Bohemiani barazon shifrat ndaj Ballkanit
Skuadra irlandeze, Bohemian, ka barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 20-të.
Autor i golit nga penalltia ishte Douglas James-Taylor.
Ballkani në epërsi, shënon Serebe
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Bohemians. Për 1:0 realizoi Valentin Serebe në minutën e dhjetë pas asistimit të Ajazajt.
Ballkani tashmë ka barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2:2.
Ballkani publikon formacionin zyrtar
Skuadra e Ballkanit e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës irlandeze, Bohemians.
Bohemians e fitoi ndeshjen e parë në Dublin ndaj Ballkanit me rezultatin 2:1.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Bohemians fillon nga ora 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Formacioni i Ballkanit: Goluboviq, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso, Shabanaxhoviq, Kuç, Domgjoni, Giovanni, Serebe, Ajazaj
Formacioni i Bohemians: Girard-Walters, Mullen. Fiores, Todd, Hickey, Poëer, Tierney, Devoy, McDonnell, Vaughan, James-Taylor