Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani sot mëson kundërshtarët

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sot do t’i mësojë kundërshtarët e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Shorti për fazën e grupeve të kësaj gare, do të tërhiqet prej orës 14:30. Ballkani është i fundit në vazon e katërt, ndërsa prej tri vazove të para do ta ketë nga një kundërshtar në grup.

Në fazën e grupeve të edicionit të dytë të Ligës së Konferencës do të paraqiten 32 skuadra, ndërsa ka emra si West Hami, Villarreali e Baseli, që janë në vazon e parë. Xhiroja e parë e fazës së grupeve do të luhet më 8 shtator, ndërsa e fundit më 3 nëntor.

Ballkani është ekipi i parë nga Kosova që po paraqitet në fazën e grupeve të një gare të UEFA-s.

Image