Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani me kundërshtarë potencialë që mund t’i kalojë

Ballkani

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të ketë për kundërshtare skuadër malteze apo uellsiane.

Fituesi i ndeshjeve mes skuadrave Floriana nga Malta dhe Haverfordwest nga Uellsi, do të luajë ndaj tri herë kampionit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ballkani shkroi histori në Ligën e Konferencës. U bë skuadra e parë kosovare që mori pjesë në fazën grupore, në dy edicione rresht.

Malisheva në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do ta ketë përballë Vllazninë e Shkodrës apo Daugavpilsin e Letonisë, nëse e eliminon Vikingurin e Islandës në raundin e parë kualifikues.

Edhe Drita mund të ketë kundërshtare shqiptare në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, garës së tretë kontinentale për nga rëndësia.

Kampionia e Kosovës do të luajë ndaj kampiones së Maqedonisë së Veriut, Shkëndijës së Tetovës apo New Saints FC të Uellsit, në rast se eliminohet në raundin e parë kualifikues të Championsit.

Prishtina do të përballet me Larnen e Irlandës së Veriut apo Audën e Letonisë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, nëse eliminohet nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Evropës nga Sheriffi i Tiraspoli.

Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës zhvillohen më 24 dhe 31 korrik.

Ballkani pret fituesin e skuadrës malteze apo uellsiane

8 muaj më parë / 18 qer 2025 14:21
Ballkani

Ballkani kualifikimet e Ligës së Konferencës në raundin e dytë do t’i nis me kundërshtare nga Malta apo Uellsi.

Ballkani përballë do ta ketë Florianan e Maltës apo Haverfordëestin e Uellsit, varësisht se cila prej tyre fiton.