Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nëse kalon Sheriffin, Prishtina mund të përballet me Beshiktashin

FC Prishtina

Sot është edhe shorti për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Shorti është prej orës 13:00.

Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Prishtina, në raundin e parë kualifikues takohet me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë, skuadër që është favorite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por nëse e kalon Sheriffin, Prishtina mund të përballet me gjigantin turk Beshiktash. Kundërshtarë tjerë potencialë të Prishtinës në raundin e dytë kualifikues janë Utrechti holandez, Hiberniani skocez dhe fituesi i ndeshjes Spartak Trnava (Sllovaki) – Hacken (Suedi).

Kundërshtaret e Prishtinës nëse eliminohet nga Liga e Evropës

8 muaj më parë / 18 qer 2025 14:20
FC Prishtina

Prishtina do të luante kundër Larnes së Irlandës së Veriut apo Audës së Letonisë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, nëse eliminohet nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Evropës.

Ndeshjen e parë do ta luante në udhëtim.