Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Adoleshentët flenë gjithnjë e më pak, ngrihet alarm për shëndetin e tyre

Pagjumësia

Pagjumësia

Adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po flenë shumë më pak sesa më parë, sipas një studimi të ri të Universitetit të Minosetës.

Nga këto gjetje është ngritur shqetësim serioz për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, raportoi "The Guardian".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjetjet tregojnë një rënie të vazhdueshme të orëve të gjumit në të gjitha grupmoshat, me nivelin më të ulët historik tek adoleshentët, ku vetëm 22 për qind raportojnë se flenë të paktën shtatë orë në natë.

Studimi, i bazuar në të dhënat e mbi 400 mijë nxënësve amerikanë nga viti 1991 deri në vitin 2023, tregon se gjumi bie gradualisht me rritjen e moshës dhe se ndjesia e pushimit të mjaftueshëm është përkeqësuar ndjeshëm ndër vite. Studiuesit theksojnë se ky trend nuk është i rastësishëm, por i lidhur me një kombinim faktorësh të gjatë dhe të rinj.

Sipas autores kryesore të studimit, Rachel Widome, adoleshentët përballen me presione të vazhdueshme si detyrat e shumta shkollore e aktivitetet jashtë mësimit. Ajo shton se në vitet e fundit këtyre faktorëve u janë shtuar edhe përdorimi i vazhdueshëm i ekraneve, rrjetet sociale, si dhe streset e mëdha shoqërore si pandemia dhe pasiguria sociale.

Sipas ekspertëve, mungesa e gjumit lidhet jo vetëm me lodhjen dhe vështirësitë në përqendrim, por edhe me probleme afatgjata si ankthi, depresioni dhe ulja e performancës në shkollë.

Hulumtime të tjera tregojnë se një pjesë e madhe e adoleshentëve përjetojnë lodhje kronike dhe ankth të vazhdueshëm. Disa nxënës raportojnë se kanë kohë të mjaftueshme për nevoja bazike si gjumi apo ushqimi vetëm pak ditë në javë.

Studiuesit theksojnë se nuk ka zgjidhje të vetme për këtë problem, por sugjerojnë ndryshime strukturore në sistemin arsimor, përfshirë shtyrjen e fillimit të mësimit në shkolla pas orës 08:30 të mëngjesit. Sipas tyre, oraret aktuale bien ndesh me ritmet biologjike të adoleshentëve dhe kontribuojnë në mungesën kronike të gjumit.