Një zakon që shumë njerëz e konsiderojnë të parëndësishëm, të flini më vonë se zakonisht, mund të ndikojë në shtimin e peshës dhe të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2, ka shkruar The New York Post.
Një studim i ri ka zbuluar se personat që flinin rreth 90 minuta më pak çdo natë, duke bërë vetëm 5-6 orë gjumë, shtuan mesatarisht rreth gjysmë kilogrami gjatë vetëm gjashtë javëve. Sipas studiuesve, nëse kjo vazhdon për një vit, shtimi në peshë mund të arrijë rreth 4 kilogramë.
“Nëse kjo situatë vazhdon për një vit, humbja e më pak se një ore e gjysmë gjumë çdo natë mund të çojë në një shtim të konsiderueshëm në peshë”, ka thënë autori i studimit, Faris Zuraikat, profesor i mjekësisë ushqyese në Universitetin Columbia.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se personat që flinin më pak kalonin më shumë kohë ulur dhe ishin më pak aktivë fizikisht gjatë ditës.
“Ani se qëndronin zgjuar më gjatë, pjesëmarrësit kalonin më shumë kohë pa lëvizur sesa kur flinin mjaftueshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse një mënyrë jetese me qëndrim ulur për kohë të gjatë, rrit rrezikun për sëmundje kronike”, ka shtuar Zuraikat.
Mungesa e gjumit ndikon edhe në mënyrën si ushqehen njerëzit.
Kur dikush është i lodhur, ka më shumë dëshirë për ushqime të ëmbla, të yndyrshme dhe me shumë kalori. Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm mund të rrisë tensionin e gjakut, inflamacionin dhe rezistencën ndaj insulinës, duke shtuar rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës.
Edhe
Gjumi është mënyrë e dobishme për të humbur peshë
Studime të tjera kanë treguar se personat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë gjithashtu rrezik më të lartë për dëmtime në tru që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit.
Sipas ekspertëve gjumi cilësor është po aq i rëndësishëm sa ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik për ruajtjen e peshës dhe shëndetit të përgjithshëm.