Këndet e leximit janë hapësira relaksuese për nxënësit gjatë kohës së lirë dhe të rinjtë e Kaçanikut, tashmë e kanë një kënd të tillë.
Nxënës të të dyja shkollave të mesme, gjimnazit “Skënderbeu” dhe shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, krijuan këndin e leximit në hapësira të shtëpisë së kulturës “Xheladin Kurtaj”.
Qëllimi i këtij projekti është të mbledhë sa më shumë nxënës për lexim në hapësirën e kompletuar me raftin për libra, tavolinën, karrige, ulëse si dhe me një pjesë të konsiderueshme të librave.
Nxënësit e Kaçanikut shprehen të lumtur që tashmë e kanë hapësirën në të cilën mund të lexojnë.
Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.
-
Programi “Brick” përfshin në aktivitete edhe fëmijët me nevoja të veçanta në Kaçanik
-
Këndet e leximit nëpër shkollat e Kosovës
-
Të rinjtë e Kaçanikut krijojnë uebfaqe për këtë qytet
-
“Brick” aktivizon rininë e Kaçanikut për qasje kritike ndaj dukurive të dëmshme
-
Programi “BRICK” vazhdon kontributin për nxënësit e Ferizajt