Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Të rinjtë e Kaçanikut krijojnë uebfaqe për këtë qytet

Rreth dhjetë të rinj të shkollave të mesme të Kaçanikut, kanë përfituar së fundmi nga programi Brick.

Ata kanë mësuar të instalojnë, zhvillojnë dhe organizojnë uebfaqe, duke përdorur funksionet themelore të platformës “WordPress”.

Në këtë uebfaqe, ata do të publikojnë ngjarjet kryesore në komunën e Kaçanikut.

Kështu, do t’i udhëzojnë të rinjtë e këtij qyteti dhe do të promovojnë turizmin.

Programi Brick, i mbështetur nga organizata CDF përgjatë një viti, ka organizuar aktivitete të ndryshme për të rinjtë e Kaçanikut dhe Ferizajt.

Përmes këtyre trajnimeve, pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri profesionale, që do t’u ndihmojnë për karrierë.