Deri tani, shumë të rinj kaçanikas e kanë pasur rastin që përmes programit “Brick”, t’i jetësojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre.
Në dy vjetët e fundit, ky program ka mbajtur aktivitete të ndryshme kulturore, edukative e arsimore në Kanaçik.
Kësaj radhe, këta të rinj u bënë bashkë në hapësirat e “Innovation Centre Kosovo”.
Të ndarë në ekipe, ata i prezantuan idetë e tyre ndërmarrëse gjatë programit dyditor “Schoolpreneur”.
Tridhjetepesë ndërmarrës të rinj aspirues u bashkuan në “ICK”, për t’i prezantuar idetë e tyre, prej të cilave, tri u përzgjodhën si më të mirat, raporton “Express” i KTV-së.
Për t’i ndihmuar dhe udhëhequr në këtë sfidë të re, të rinjve iu bashkua një mentor, ideja e të cilit u jetësua në po të njëjtin vend.
Idetë e ekipeve pjesëmarrëse ishin nga më të ndryshmet dhe realizimi i secilës prej tyre do të mirëpritej nga banorët e Komunës së Kaçanikut e më gjerë.
Edhe
Të rinjtë e Kaçanikut krijojnë uebfaqe për këtë qytet
Pas këtij programi dyditor, u zgjodhën edhe tri ekipet fituese.
“Schoolpreneur” është program që, përveç angazhimit të të rinjve, nxit edhe fillimin e bizneseve të reja. Nxënësit tashmë kanë mundësi që këto ide t’i realizojnë në të mirë të komunitetit.
“Brick” është program i themeluar dhe implementuar nga CDF-ja, në partneritet me ICK dhe pesë partnerë tjerë.