Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trajnimet e “Brick”, njohuri rreth bizneseve dhe ndërmarrësive

Mundësi për të mësuar më shumë rreth bizneseve dhe ndërmarrësisë po ofron “BRICK” për të rinjtë e Kaçanikut, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme.

Si të niset një biznes, si të hulumtohet tregu, si të menaxhohet ai tutje e shumë veprime të tjera bazë të kësaj fushe, këta të rinj kanë pasur mundësi t’i dëgjojnë nga ekspertë që ofron programi në fjalë, transmeton KTV.

Programe të shumta që sadopak u japin ide se çka është ndërmarrësia kanë qenë pjesë e trajnimit. Më shumë rreth këtij trajnimi tregon trajneri Fatos Axhemi.

Kaçaniku ka nevojë për zhvillimin e bizneseve të reja, e për këtë shihet një optimizëm i madh nga të rinjtë e këtij vendi.

Përveç socializmit mes vete, ata kanë ardhur edhe për të përfituar nga njohuri të reja.

Sa i përket vijimit të këtij trajnimi, nxënësit kanë arsye të ndryshme për pjesëmarrje.

Edhe “Brick” organizoi trajnim dyditor për orientim në karrierë për të rinjtë e Kaçanikut dhe Ferizajt Arbëri “Brick” organizoi trajnim dyditor për orientim në karrierë për të rinjtë e Kaçanikut dhe Ferizajt

Vlera Hysa ka ide për biznese që mund te zhvillohen në Kaçanik.

Pritjet nga këto trajnime janë të mëdha dhe këtë e shpreh edhe Shpend Lila.