Të rinjtë e Kaçanikut, në përgjithësi, nuk kanë qasje kritike ndaj dukurive negative dhe fenomeneve të dëmshme sociale.
Për të mobilizuar gjeneratën e re që të ngulmojë më shumë në të drejtat e tyre dhe zgjidhjen e problemeve, në kuadër të programit “Brick”, është mbajtur punëtoria e katërt për mendim dhe shkrim kritik, raporton “Express” i KTV-së.
Pesëmbëdhjetë nxënës janë përzgjedhur për të qenë pjesë e kësaj punëtorie e cila ka prodhuar pesë mesazhe të derivuara nga modulet për aktivizimin dhe mobilizimin rinor në kontekstet sociale dhe lëvizje të lirë.
Leutrim Morina, deklaroi se kjo punëtori është prodhim i ligjëratave paraprake në të cilat është diskutuar për brengosjet e rinisë në Kaçanik.
Për eksperiencën që kanë fituar në këtë punëtori, kanë folur edhe nxënësit të cilët kanë kontribuuar në formimin e sloganeve.
Edhe
“Brick” shpërndan pesë mesazhe për mendimin kritik në Kaçanik
Pas afër një muaji nga mbajtja e punëtorisë, pesë sloganet fillimisht janë dizajnuar e më pas, janë shpërndarë te nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Caka” në Kaçanik.
Punëtoria e katërt me mendim dhe shkrim kritik mbështetet nga programi “Brick”, dhe implementohet nga organizata CDF, në bashkëpunim me “Integra”-n.