Shkalla e ulët e papunësisë në vend është një temë shqetësuese edhe për të rinjtë e Kaçanikut.
Liberalizimi i vizave dhe mungesa e vendeve të lira të punës u diskutuan gjatë punëtorisë së dytë për mendim dhe shkrim kritik të programit “BRICK”. Gjatë kësaj punëtorie, të rinjtë kaçanikas kanë listuar një varg problemesh, për të cilat duhet gjetur zgjidhje.
Pesëmbëdhjetë nxënësit e shkollës së Mesme “Skënderbeu”, diskutuan për këto dy çështje, që nga konstatime të ndryshme janë faktorë në emigrimin e qytetarëve drejt vendeve të Evropës, raporton “Express” i KTV-së.
Leotrim Morina, ligjërues i kësaj punëtorie theksoi se nxënësit janë inkurajuar që të reagojnë për të drejtat e tyre elementare.
Sipas tij, nga ky diskutim do të krijohen pesë mesazhe, të cilat do t'iu shpërndahen banorëve të Kaçanikut, të cilët do të stimulohen të formojnë mendimet e pavarura.
Nxënësit Ahmet Krivanjeve dhe Lartëson Rakoci, ishin ndër më aktivët në punë ekipore të kësaj ligjërate ku pasqyrohen dëshirat e të rinjve për mirëqenie sociale.
“BRICK”, është programi i cili përmes punëtorive bën përpjekje t’i fuqizojë nxënësit që të jenë rezistues ndaj dukurive negative.
Ky program përkrahet nga CDF-ja, në bashkëpunim me organizatën “Integra”.