Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Të rinjtë e Kaçanikut trajnohen për mendimin kritik

Njohuritë që nuk janë pjesë e programit të rregullt mësimor, këta nxënës po i përvetësojnë përmes kampit veror të organizuar nga “BRICK”.

Të rinjtë e shkollave të mesme të komunës së Kaçanikut, nëpërmjet diskutimeve të shumta po sfidojnë njohuritë e tyre në një nivel tjetër.

Në kuadër të këtij kampi, nxënësit po mësojnë edhe për përdorimin e burimeve të internetit dhe qasjen ndaj informacionit, raporton “Express” i KTV-së.

Krahas të tjerave, ky aktivitet po u shërben edhe për socializim ndërmjet tyre.

Kampi po shihet edhe si vazhdimësi e ritmit shkollor, e të cilin nxënësit po e cilësojnë si mënyrë më atraktive për përfitimin e njohurive të reja.

Ky aktivitet po organizohet nga organizata BONEVET në Kaçanik, e cila e ka mirëpritur këtë bashkëpunim.

Edhe BRICK ndihmon pesëmbëdhjetë të rinj kaçanikas të zhvillojnë mendimin kritik Kulturë BRICK ndihmon pesëmbëdhjetë të rinj kaçanikas të zhvillojnë mendimin kritik

Aktivitetet janë të ndara në blloqe pesëditëshe dhe përfshijnë një hark kohor prej tri javësh.

Programi “BRICK” i mbështetur nga CDF-ja, deri tani ka sjell shumë aktivitete për zhvillimin e të rinjve në fusha të ndryshme. Këtë ritëm po e vazhdon edhe gjatë verës, duke e nxitur aktivizimin e të rinjve.

Kampi veror në Kaçanik do të përfundojë në fund të këtij muaji.