Programi “BRICK” për fuqizimin e të rinjve në Kaçanik po vazhdon me ritëm të shtuar të aktiviteteve, e një nga to do të vijë e përmbledhur në një mini-dokumentar në kuadër të emisionit “SOT”.
Në njërën prej klasave të gjimnazit “Skënderbeu”, një numër i konsiderueshëm nxënësish kanë diskutuar për problemet me të cilat preokupohet rinia e Komunës së Kaçanikut.
Ditë më parë ata u mblodhën falë programit “BRICK”, konkretisht implementimit të pilot-projektit të parë të "Schoolpreneur", një program i ideuar nga organizata “CDF” dhe i zbatuar në bashkëpunim me ICK-në.
Tema nga më të ndryshmet, të përzgjedhura nga nxënësit të cilët kanë pasur mundësi pune në grupe e punë individuale, janë prezantuar para një jurie të përbërë prej tre anëtarësh. Ajo që e bënte aq të veçantë këtë ngjarje ishte bashkëpunimi i ngushtë mes nxënësish në punë ekipore, të cilët përmes prezantimeve të tyre projektuan në formë mjaft reale idenë për investim në problemet që ata i konsideruan prioritare në Komunën e Kaçanikut.
Prej dhjetë grupesh nxënësish në këtë projekt, secili prej tyre përfaqësonte një ide ndryshe nga të tjerët. Kishte edhe prej tyre që e konsideronin të nevojshme hapjen e mungesës së dyqaneve artizanale. Krejt në fund, nxënësve u dha hapësira për t'i prezantuar këto ide para jurisë së përzgjedhur, me ç'rast nga dhjetë prezantime u zgjodhën tri grupe fituese. Faza finale e kësaj ngjarjeje ishte pritja e fituesve në ambientet e ICK-së, të shoqëruar nga prindërit e tyre, të cilët do të nënshkruanin kontratat. E krejt këto vijnë të përmbledhura në mini-dokumentarin që do të transmetohet në programin e mëngjesit të Kohavisionit, që nis nga ora 07:00.
-
Të jetuarit me Sindromën Down në Kosovë të mërkurën në “SOT”
-
Përgatitjet e Qendrës së Studentëve dhe tema të shumta, të premten në “SOT”
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
Alarmohet për përdorimin në rritje të kokainës
-
Gërguri: Te ne ka informacione që s'e kanë asnjë filtër, qytetarët duhet të jenë "mini gazetarë"