Kënde të ndryshme në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik janë kthyer në hapësira zbavitëse.
Nxënësit e shkollave të kësaj komune janë mbledhur në një vend.
Me biseda dhe aktivitete sportive e kanë kaluar gjithë ditën. Gjatë kësaj kohe, ata edhe janë socializuar ndërmjet vete.
Në aktivitetin e organizuar në kuadër të programit “Brick”, kanë marrë pjesë edhe nxënësit me nevoja të veçanta, raporton “Express” i KTV-së.
Shkurta Baftiu thotë se kjo ka qenë një nga ditët më relaksuese të saj.
Edhe
“BRICK” vazhdon kontributin për nxënësit e Kaçanikut, kënd leximi në Shtëpinë e Kulturës
“Të pikturojmë së bashku” ka qenë aktiviteti kryesor gjatë ditës.
Nxënësit, përmes ngjyrave e figurave të ndryshme, e kanë konkretizuar mënyrën sesi e imagjinojnë paqen.
Ata kanë mbushur një vitrinë të tërë me piktura.
Ky aktivitet u organizua nga Handikos në Kaçanik, në kuadër të programit “BRICK”, mbështetur nga organizata CDF.
Edhe
Të rinjtë e Kaçanikut krijojnë uebfaqe për këtë qytet
Organizata CDF e ka mirëpritur këtë bashkëpunim dhe idenë që në aktivitetet e ndryshme të përfshihen edhe personat me nevoja të veçanta.
Programi “BRICK”, deri tani ka organizuar aktivitete të ndryshme për të rinjtë e komunave të Kaçanikut dhe Ferizajt.