Ani pse është lëndë zgjedhore, ora e leximit po rezulton të jetë më e preferuara e klasës së mësueses Merita Kurtaj.
Dorë për dore nxënësit u rreshtuan për t’u bartur te këndi i leximit në shkollën “Emin Duraku” në Kaçanik.
Edhe pse biblioteka nuk është kompletuar me libra, ajo u mbush nga pasioni i nxënësve për të lexuar.
Nuk është vetëm libri “Pasoje topin, thërret Kosja”, ai që nxënësit e klasës së tretë kanë lexuar, por po rezulton të jetë më i preferuari për ta.
Mësuesja e klasës, Merita Kurtaj, tregon se një kënd i tillë gjithmonë i është nevojitur shkollës.
Edhe
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte
Ky kënd u mundësua nga organizata joqeveritare “The library project Kosova”, ku nuk munguan as trajnimet për mësimdhënës.
Duke qenë se është një ndër lëndët më të preferuara të nxënësve, Kurtaj sugjeron se kjo orë duhet të mbahet më shpesh se 1 herë në javë.