Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Drejtori i shkollës në Skifteraj të Vitisë rrah filloristin

Një nxënës fillorist në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, po e akuzon drejtorin e shkollës se e ka rrahur brutalisht, raporton KTV.

Si dëshmi për këtë e ka edhe një video të bërë nga nxënësit e tjerë. Sipas 15-vjeçarit, goditjet ishin aq të forta, saqë vazhdimisht ka dhimbje në shpinë dhe kokë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thotë se me leje të kujdestarit së bashku me nxënësit e tjerë të klasës kishin shkuar në fshatin Mogillë të Vitisë, për të luajtur futboll, dhe kur janë kthyer për t’i marrë çantat, drejtori asnjërit prej nxënësve të tjerë nuk i bëri problem, ndërsa atë e rrahu. Por, drejtori i shkollës, Milaim Misini, jep një version komplet tjetër. Ai thotë se e ka rrahur nxënësin, pasi ai e ka provokuar dhe sulmuar.

Ndërkaq, kujdestari klasës 9/2, ku mëson Riad Ismajli, thotë se nuk është e vërtetë që nxënësit i kanë marrë leje dhe pa pyetur fare kanë ikur nga mësimi për të luajtur futboll. Ndonëse nuk e arsyeton rrahjen, mësuesi sërish mban anën e drejtorit, duke thënë se ky nxënës është problematik. Sipas nëntogerit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi, rasti i paraqitur nga familja është duke u hetuar. Ndërsa, drejtori i Arsimit i komunës së Vitisë, Qahil Sinani, nëpërmjet telefonit ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë ankesë për këtë rast, por do ta shqyrtojnë atë dhe varësisht prej rekomandimeve të Komisionit do të merren masat e nevojshme, si për nxënësin, ashtu edhe për drejtorin.