Është arrestuar nxënësi i një shkolle në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pasi në oborr të shkollës e ka sulmuar drejtoreshën, raporton Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Policisë, drejtoresha ishte duke kryer disa aktivitete me nxënës tjerë, kur ajo është penguar dhe sulmuar.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Kçiq, Mitrovicë Jugu 26.04.2022 - 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pasi që në oborrin e shkollë e ka penguar dhe më pas e ka sulmuar drejtoreshën e shkollës viktimën femër kosovare, e cili ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Arrestohet një vajzë në Mitrovicë pasi e rrahu një të mitur
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Sulm seksual në Obiliq, arrestohet i dyshuari
-
Dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Deçan
-
Arrestohet drejtori i një shkolle në Viti, ushtroi presion për votimin e kandidatit të Listës Serbe