Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një vajzë në Mitrovicë pasi e rrahu një të mitur

policia

Një vajzë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të miture në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarës është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e moshës së mitur. 

Viktima e mitur, pas rastit ka kërkuar tretman mjekësor. 

Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë.

KOMF-i për rrahjen e të miturës nga 18-vjeçarja: Ekspozimi mund ta rëndojë edhe më tej viktimën

1 muaj më parë / 23 gus 2026 17:48
KOMF

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësimin lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një vajzë 12-vjeçare është dhunuar fizikisht nga një vajzë 18-vjeçare. 

KOMF-i thekson se dhuna ndaj fëmijëve nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar. Përveç aktit të dhunës ndaj fëmijës, shqetësues është edhe fakti se dhuna është filmuar dhe është bërë publike.

Ekspozimi i tillë mund të rëndojë më tej gjendjen e viktimës, duke rritur rrezikun e stigmatizimit, ritraumatizimit dhe cenimit të privatësisë së saj, thuhet në reagimin e këtij koalicioni. 

“Po ashtu, nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt dhune ndaj një fëmije, por edhe me një shfaqje të hapur të dhunës, e cila është filmuar. Ekspozimi i tillë mund të rëndojë edhe më tej gjendjen e viktimës, duke rritur rrezikun e stigmatizimit dhe traumës”, thuhet në reagim.

KOMF-i bën thirrje për aktivizimin e menjëhershëm të mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal, përfshirë Qendrat për Punë Sociale dhe shërbimet psiko-sociale, me qëllim mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimës.