Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën mbledhje elektronike, ku në rend dite kanë qenë disa pika. 

Është miratuar kërkesa për qiradhënie të hapësirave/zyrtareve të cilat gjenden në kuadër të Terminalit Doganor të Hanit të Elezit dhe shtrihen në parcelën, në zonën kadastrale të Hanit të Elezisë. 

Siç është njoftuar, vendimi është marrë sipas kërkesës së Doganës së Kosovës dhe kohëzgjatja është 36 muajshe. 

Po ashtu është miratuar Raporti për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Gjithashtu në mbledhjen elektronike u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

E u miratua edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në mbledhja u miratua po qashtu vendimi që Luan Dalipi të emërohet në postin e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksporte.