Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet që e ka dhunuar një të mitur. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.