Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga ky rast nuk raportohet për të lënduar derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Sulmoi nënën dhe zyrtaren policore, arrestohet e dyshuara në Vushtrri
-
Kunata rrah kunatën në Mitrovicë
-
Arrestohet një vajzë në Mitrovicë pasi e rrahu një të mitur
-
I bëri familjarët për spital, arrestohet një person në Komoran