Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj mësuesit në Viti për rrahjen e nxënëses

aktakuze

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj një mësuesi në Viti, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Siç është bërë e ditur në një njoftim për media i pandehuri H.R derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e një nxënëse të moshës 13-vjeçare.

“Ai fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige”, thuhet në njoftim.