Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës për shkaktim të lëndimeve trupore

Policia e Kosovës ka ushtruar kallëzim penal ndaj Milaim Misinit, drejtor i shkollës fillore “Kenan Halimi” në fshatin Skifteraj. Sipas kallëzimit, ai i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore nxënësit R.I. (15).

Pamjet e përleshjes ndërmjet drejtorit e nxënësit janë publikuar në rrjete sociale nga vetë nxënësit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i shkollës në një prononcim të paradoditshëm për gazetën kishte deklaruar se ai ishte sulmuar nga nxënësi dhe se i është kundërvënë në vetëmbrojtje.

Agim Lipovica, komandant i Stacionit policor në Komunën e Vitisë, ka bërë të ditur se ata kanë bërë kallëzim penal ndaj drejtorit të shkollës dhe se rasti, sipas procedurave, do t’i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan. Ai ka deklaruar se drejtori dyshohet se ka kryer veprën penale të shkaktimit të lëndimeve trupore.

Ndërsa Drejtoria e arsimit këtë rast e kishte cilësuar si të mbyllur këtë çështje, meqë në arsyetimin e tyre të cilin e kishin dhënë ata kishin deklaruar se palët ishin pajtuar, teksa familja e nxënësit ka kërkuar masa. Por tek tash Qahil Sinani, drejtor i Arsimit në Komunën e Vitisë, deklaron se rasti do t’i referohet komisionit disiplinor e ai do ta trajtojë këtë çështje. Ditë më parë ai i ka thënë “Kohës Ditore” se drejtori e nxënësi janë pajtuar ndër vete dhe se ky konflikt është mbyllur. Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.