Një shqiptar i Kosovës i dënuar në Gjermani për vrasje në vitin 1999 është arrestuar në Aeroportin e Stuttgartit sapo arriti atje, raportoi Stern.de të enjten.
53-vjeçari ishte i dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata e Heilbronnit më 1999 dhe ishte dëbuar për në Kosovë pesë vjet më vonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, ai është kthyer në Gjermani fundjavën e kaluar çka çoi në arrestim dhe dërgimin në burgun e Stuttgartit.
Media gjermane ka raportuar se ai ateroi nga Prishtina dhe gjatë kontrollit në aeroportin gjerman u zbulua se urdhërarresti ndaj tij ishte aktiv. Ai ka 2,127 ditë nga dënimi për ta vuajtur.