Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i saj, FAST, ka arrestuar një të dyshuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet gjermane.
Siç ka njoftuar Policia, i dyshuari është shtetas kosovar.
Ai u arrestua pasditen e 31 dhjetorit. Ai kërkohej nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane.
I arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.