Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen në Kosovë dy të kërkuar nga Interpoli

Arrestohet

ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar nga Interpoli. Njëri prej tyre, shtetas gjerman, është arrestuar në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuari mashkull shtetas gjerman, i kërkuar përmes Interpolit”, thuhet në raportin e PK-së. 

Ndërsa, një tjetër është arrestuar në fshatin Dubovë të Istogut.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të policisë dhe institucionet tjera, përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuari mashkull kosovar, i kërkuar përmes Interpolit”, njoftoi PK.