Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona kërkon këndelljen pas dy humbjeve

Barcelona

Barcelona ishte në seri prej 11 fitoresh, përpara se të pësonte disfatë nga Paris Saint-Germaini. 

Parisi më 20 tetor e mposhti Barcelonën në “Champions League” me rezultatin 4:2, kurse pesë ditë më pas Barça u mposht edhe nga Real Madridi në La Liga me rezultatin 2:1. 

Gjiganti katalunjas është në moment të vështirë, pasi ka regjistruar dy disfata radhazi. Skuadra e Hansi Flickut tani kërkon reagimin.

Fitoren do ta kërkojë në ndeshjen ndaj Deportivo Alavesit. 

Barça të shtunën nga ora 21:00 e pret Alavesin në “Camp Nou”, në ndeshjen që i takon xhiros së 11-të të elitës së futbollit spanjoll. 

Barcelona është lidere me 27 pikë, kurse Alavesi është në mesin e tabelës me 12 pikë. 

Edhe Alavesi është në krizë të rezultateve. Në gjashtë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe dy barazime. Fitoren e fundit e shënoi më 6 shtator ndaj Osasunas. 

Ndërkohë Reali me fitoren në “El Clasico” iu afrua lideres, Barcelonës, në vetëm tri pikë. 

Klubi mbretëror e zë vendin e tretë me 24 pikë. 

Reali është në seri të mirë të rezultateve. Ka regjistruar pesë fitore radhazi në të gjitha garat. 

Reali formën e mirë shpreson ta vazhdojë edhe ndaj Racing Santanderit. 

Reali të dielën nga ora 16:15 luan në udhëtim te Racing Santanderi, që e zë vendin e 13-të me 11 pikë.