Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Sipas njoftimit të Policisë ai është arrestuar të hënë në mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP) – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ai thuhet se pas arrestimit dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.