Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, është ekstraduar të enjten nga Spanja në Kosovë.
Policia ka njoftuar se ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet spanjolle.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Spanjë pasi kërkohej për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje