Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Gjermania të enjten një shtetas kosovar që kërkohej nga Kosova me letër rreshtim ndërkombëtar.
I dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ai iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 08.10.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “vjedhja e rëndë” Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje