Policia e Kosovës ka ekstraduar të martën shtetasin kosovar K.B. nga Zvicra për në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë